Sigal Prishtina është tërhequr nga Liga ENBL. Vendimi është marrë të hënën pas obligimeve financiare dhe administrative të papërmbushura ndaj Ligës ENBL. Siç shkruan në njoftim, obligimet financiare janë krijuar nga kryesia e kaluar e klubit.
“Përkundër përpjekjeve të drejtuesve aktualë për të gjetur zgjidhje dhe për ta vazhduar rrugëtimin në këtë garë, këto obligime të trashëguara e kanë bërë të pamundur vazhdimin e garimit në këtë moment. Në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh situatën sportive nëpër të cilën po kalon skuadra dhe krizën aktuale të rezultateve, klubi ka vendosur që në këtë periudhë të përqendrohet maksimalisht në garat vendore dhe në stabilizimin e ekipit. KB Sigal Prishtina mbetet e përkushtuar që të punojë seriozisht për rikthimin e stabilitetit në klub dhe për rikthimin e rezultateve që i takojnë historisë dhe traditës së këtij klubi. Në fund, falënderojmë drejtuesit dhe zyrtarët e Ligës ENBL për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar ndaj klubit tonë”, shkruan në njoftimin e Sigal Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiga ENBL në shtator të vitit 2023 e kishte përjashtuar KB Sigal Prishtinën nga gara, për shkak të obligimeve të papërfunduara financiare.
ENBL-ja kishte shkruar se për shkak të kontributeve financiare të pazgjidhura dhe të papërfunduara, përfshirë edhe borxhin e mëhershëm, nuk e kishte të mundur vazhdimin e bashkëpunimit.
Prishtina po kalon situatë të vështirë këtë edicion. Në Superligë zë vendin e gjashtë me 32 pikë. Nga 23 xhiro të zhvilluara deri më tani ka nëntë fitore e 14 humbje.