Tinejxheri i Barcelonës, Pedri, është nominuar për çmimin “Topi i Artë 2021” për të rinj dhe për “Trofeun Kopa”.
“Trofeu Kopa” i jepet lojtarëve më të mirë nën moshën 21-vjeçare dhe Pedri pritet të jetë një nga kandidatët kryesor për ta fituar çmimin më vonë gjatë këtij viti.
18-vjeçari është rritur në grupmoshat zinxhirë në Kataluni dhe është një prej lojtarëve kyç në planet e trajnerit Ronald Koeman.
Ai ka luajtur më shumë minuta sesa çdo lojtar tjetër i Barcelonës në sezonin e kaluar. U paraqit në 52 ndeshje në të gjitha garat në nivel klubesh.
Futbollisti i lindur në Tenerife ishte i pranishëm edhe në Kampionatin Evropian 2020 dhe në Lojërat Olimpike të Tokios.
Pedri në konkurrencë për lojtarin më të mirë nën moshën 21-vjeçare do ta ketë dyshen e Premier Leagues, Bukayo Saka dhe Phil Foden.