Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedri, fitues i çmimit “Djaloshi i Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, është shpallur fitues i çmimit për lojtarin e ri më të mirë “Golden Boy”.

Spanjolli pati një sezon të shkëlqyer dhe të ngarkuar me klubin dhe kombëtaren.

Përveç që u paraqit rregullisht me Barcelonën, 18-vjeçari ishte kyç për mbërritjen e Spanjës në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian dhe në finalen e Lojërave Olimpike.

Pedri bëhet lojtari i parë i Barcelonës që fiton një çmim të tillë, që nga Leo Messi.

Artikuj të ngjashëm