Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gavi fiton çmimin “Golden Boy”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, e ka fituar çmimin “Golden Boy” nga gazeta italiane “Tuttosport”. Ai mposhti konkurrencën e Jude Bellinghamit, Jamal Musialas dhe Eduardo Camavinga.

Çmimi “Djaloshi i Artë” jepet nga gazeta me bazë në Torino që nga viti 2003 dhe gazetarë nga Evropa votojnë për lojtarin më të mirë U21 në Evropë përgjatë vitit kalendarik.

Ndër fituesit e mëhershëm kanë qenë edhe Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Mario Balotelli.

“Ju falënderoj të gjithëve. Falënderoj edhe familjen që ka qenë gjithmonë afër meje. Nuk do të mund të fitoja çmime pa të dhe Barcelonën”, ka thënë Gavi pasi mori çmimin.

18-vjeçari spanjoll së fundmi e ka fituar edhe “Kopa Trophy 2022”, në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Gavi ka luajtur 61 ndeshje për Barcelonën qëkur u inkuadrua në ekipin e parë. Ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.