Mesfushori i Barcelonës, Gavi, mund të mungojë për pesë muaj pasi është operuar në gju.
21-vjeçari luajti në dy ndeshjet e para të Barcelonës, para se të lëndohej rëndë në gjurin e këmbës së djathtë në stërvitje, në muajin gusht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBBC ka shkruar të mërkurën se Gavi nuk e ka lënduar ligamentin kryqëzor, ndërsa operimi është bërë për të riparuar një pjesë të dëmtuar në gju.
Gavi u bë futbollisti i katërt më i ri në moshë në histori të Barcelonës, kur debutoi në vitin 2021.
Ai i ka realizuar 10 gola në 155 ndeshje, dhe i ka fituar pesë trofe.
Mesfushori mungoi 11 muaj pasi u operua në ligamentin kryqëzor, kur u lëndua sa ishte te Spanja në nëntor të vitit 2023.