Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka deklaruar se gara për “Topin e Artë” është në mes Ousmane Dembeles dhe Vitinhas.
Rodri shtoi se ndonëse dëshira e tij është që ndonjë nga bashkëlojtarët e tij te Përfaqësuesja e Spanjës ta fitojë “Topin e Artë” por ai e sheh se çmimi kryesor individual mund të shkojë për Dembelen ose Vitinhan pas arritjeve që i kishin edicionin e kaluar me Parsin.
“Zgjedhja e ‘Topit të Artë’ është e vështirë. Kam preferenca për shokët e mi të ekipit kombëtar, por duhet thënë se PSG ka qenë skuadra e sezonit dhe do të ishte e vështirë të mendoja të mos ia jepja atë një lojtari nga ajo skuadër. Do të doja ta fitonte Lamine ose Pedri, por bazuar në meritat sportive, ndoshta është mes Dembeles ose Vitinhas”, ka thënë Rodri, shkruan të shtunën “Sport”.
Dembele vlerësohet se është kandidati kryesor për ta fituar “Topin e Artë”.