Seria e garave me vetura, “NASCAR”, dhe mundja profesionale nuk janë sporte që bëjnë pjesë në programin e Lojërave Olimpike Dimërore. Por ky nuk është ndonjë problem. Është një sport tjetër në Pekin që duket i ngjashëm me dy sportet atraktive.
Në vend që makinat sportive të përplasen me njëra-tjetrën në shteg, ka patinazhistë të guximshëm që sillen rreth një piste në një shesh patinazhi me madhësinë e fushës së hokejit. Ata lëvizin duke u përplasur, duke u goditur me bërryla, ndërsa sfidojnë njëri-tjetrin për një pozicion për ta fituar garën.
Ka shumë prej tyre që përfundojnë duke u përplasur në jastëkët e trashë që mbrojnë garuesit nga muret e jashtme. Garuesit shpesh marrin shtyrje të rënda nga ndonjëri prej konkurrentëve.
Kur gara përfundon gjërat bëhen vërtet intriguese.
Është ky patinazhi i shpejtë në shteg të shkurtër, ku rezultatet nuk i përshkruhen sikurse në mundjen profesionale, por zakonisht gjithçka varet nga fjala e plotfuqishme e kryearbitrit.
Edhe
Përfitimet e patinazhit si aktivitet fizik për fëmijë
Në këto Lojëra në Pekin ai është një burrë flokëbardhë me xhaketë, kravatë dhe patina, por që zotëron një fuqi të madhe. Asnjë garë e patinazhit të shpejtë në shteg të shkurtër nuk është zyrtare derisa arbitri të bëjë thirrjen, zakonisht pas shikimit të një monitori të riprodhimit të videos, ndërsa patinazhistët dhe tifozët qëndrojnë të shqetësuar. Rregulloret lënë shumë hapësirë për grindje dhe ankesa.
“Padyshim që mund të jetë zhgënjyese”, tha garuesja e SHBA-së, Kristen Santos. “Por unë mendoj se kjo është diçka që ne e dimë kur futemi në këtë sport. Është një pjesë e asaj që e mban sportin kaq emocionues. Është pasiguria. Ju nuk e dini se kush do të fitojë çdo herë”.
Patinazhi i shpejtë në pistë të shkurtër ka qenë pjesë zyrtare e Lojërave Dimërore që nga viti 1992. Shija e parë e vërtetë e tij erdhi një dekadë më vonë në Salt Lake City, ku australiani Steven Bradbury bëri një nga befasitë më të mëdha në historinë olimpike vetëm duke qëndruar mbi patina. Bradbury u tejkalua pa shpresë në finalen e 1000 metrave dhe mbeti shumë mbrapa. Ai mbeti duke shpresuar se të tjerët do të binin ose do të diskualifikoheshin, kështu që ndoshta mund të largohej me një medalje të bronztë. Kjo funksionoi përtej ëndrrave të Bradburyt, kur të katër patinazhistët përpara tij, përfshirë yllin amerikan Apolo Ohno, u rrëzuan në një vend. Bradbury kaloi në vijën e parë me një pamje të trullosur.
“Patinazhi i shpejtësisë në pistë të shkurtër është një lloj sporti paksa i ndryshëm”, tha britaniku Farrell Treacy, i cili është kualifikuar në finalen e 1500 metrave në Pekin. “Por kjo është arsyeja pse unë e dua sportin. Pra, për shkak të pasigurisë”.
Gjendja e akullit në pistë vetëm sa shton paparashikueshmërinë. Pastruesit e shkëlqejnë akullin midis çdo gare, përpara se të rishfaqen punëtorët që derdhin vazhdimisht kova me ujë për ta bërë shtegun edhe më të akullt.
“Isha në një bateri me një italian. Në tri xhirot e para ai u rrëzua pikërisht para meje pasi erdhi te çarja e akullit. Akulli ishte i tmerrshëm në ato raundet e para. Shumë njerëz binin përmbys. Këto janë vetëm gjëra me të cilat duhet të merreni. Ne stërvitemi çdo ditë. Ne stërvitemi për t'u përballur me gjërat e papërballueshme”, shtoi Tracey.
Asgjë aq dramatike sa fitorja e Bradburyt nuk ka ndodhur në Pekin, por megjithatë ka pasur shumë emocione.
Corrinne Stoddard e theu hundën në garën e saj të parë olimpike, duke humbur avantazhin dhe duke u përplasur aq fort në jastëkët e murit saqë gjunjët e saj u përplasën në fytyrën e saj.
Edhe
Pse ka pak rekorde botërore në Lojërat Olimpike Dimërore?
“Nuk pata shumë kohë për të reaguar”, tha 20-vjeçarja amerikane. “Fokusi im kryesor nuk ishte te ndonjë prerje e vetes apo thyerja e këmbës, kështu që i nxora këmbët jashtë. Por kur nxora këmbët jashtë, gjunjët më erdhën në fytyrë. Në thelb kam thyer hundën time”.
Ajo u kthye në akull disa ditë më vonë, me fashë në hundë. Sigurisht që nuk kishte asnjë mendim për të hequr dorë nga garimi.
“Jo, nuk ka gjasa. Unë shkova te doktori atë natë dhe ai më tha që mund të qëndrojë apo të shkojë në shtëpi. Ndërsa unë i thash se nuk do të kthehem në shtëpi, por do të garojë”, thotë Stoddard.
Skuadra nga Koreja e Jugut, një vatër për patinazhin në pista të shkurtra, mendoi të kthehej në shtëpi pas diskualifikimit të dy prej patinazhistëve të saj këtë javë. Rekordmeni botëror, Hwang Daeheon, ishte në mesin e të dënuarve.
Federata paraqiti ankesa në Federatën Ndërkombëtare të Patinazhit dhe IOC, edhe pse protestat e saj nuk kishin absolutisht asnjë shans për të ndryshuar rezultatin. Ashtu si me WWE, vendimi i arbitrit shpesh debatohet por nuk ndryshohet kurrë.
“Ne vendosëm të qëndrojmë dhe t’i përfundojmë garat tjera përkundër padrejtësive që na u bënë dhe ankesave që i patëm, e të cilat nuk u morën parasysh”, shtoi Yoon Hong Geun, shefi i misionit të Koresë së Jugut.
Hwang u kthye fuqishëm nga diskualifikimi për të rrëmbyer medaljen e artë në 1500 metra. Pasi kaloi vijën - dhe u sigurua që gjithçka ishte në rregull me arbitrin - ai ra në gjunjë dhe shikoi lart në shenjë falënderimi.
Një disiplinë e patinazhit të shpejtë e cila mbahet në një pistë ovale prej 400 metra dhe i vendos konkurrentët në korsitë e tyre, sigurisht që nuk është për të gjithë.
Edhe
Spanja fiton të artën në stafetën mikse të ecjes sportive
“Shtyrja dhe nxitimi, e gjithë kjo gjë më pëlqen”, tha Treacy.
Asgjë nuk jep ndjenjën e Olimpiadës më shumë se patinazhi i shpejtësisë në shteg të shkurtër, që konsiderohet një kombinim i NASCAR-it dhe WWE-së.