Martina Perez e kalojë vijën e finishit me ndjenjën triumfuese. Ajo dhe Alvaro Martin janë kampionët e parë olimpikë në stafetën e përzier në ecje sportive.
Ekipi i Spanjës, i përbërë nga një garues e një garuese, fitoi me kohë prej 2 orë, 50 minuta e 31 sekonda. Ekuadori zuri vendin e dytë me kohë prej 2 orë 51 minuta e 22 sekonda. Australisë i takoi vendi i tretë në disiplinën që për herë të parë është përfshirë në programin olimpik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStafeta mikse në ecje sportive në distancën e maratonës ka zëvendësuar garën e ecjes sportive në 50 kilometra. Dy atletë kanë kaluar duke ecur 42 kilometra e 195 metra, sa është distanca e vrapimit maratonë.
Fillimisht atleti eci 11.45 kilometra. Më pas atletet kaluan 10 kilometra. Cikli i tretë ishte i atletëve që ecën 10 kilometra, ndërsa në fund atletet e kishin distancën prej 10.745 kilometra.
Gara e re u mbajt të mërkurën në Paris, ndërsa interesimi për ta parë ishte i madh.