Këpucët e futbollit me të cilat pritet që Xherdan Shaqiri të luajë në ndeshjet e kampionatit botëror, janë bërë temë në Serbi.
Ka ditë që mediat serbe shkruajnë për ato këpucë, ndërsa së fundi kanë shkruar edhe media të vendeve të tjera të rajonit.
Këpucët e bardha të firmës “Nike”, Shaqiri i ka paraqitur në një fotografi të publikuar para pesë ditësh në rrjetet sociale, shkruan Koha Ditore.
Në njërën këpucë, në pjesën e prapme të saj, është paraqitur flamuri i Zvicrës, ndërsa në tjetrën flamuri i Kosovës. Paraqitja e flamurit të Kosovës në këpucët e Shaqirit është vlerësuar provokim për Serbinë nga mediat serbe.
Dhe së fundi me këpucët e futbollit të yllit shqiptar të Zvicrës janë marrë edhe lojtarët e Përfaqësueses së Serbisë. Është Dushko Toshiq, mbrojtësi 33-vjeçar, që ka folur për këpucët e Shaqirit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

-
Serbia paralajmëron letër proteste për rastin e Shaqirit
-
Mediumet serbe e quajnë skandal vendosjen e xhaketës me emblemë të UÇK-së mbi shpatulla të Shaqirit
-
FIFA refuzoi kërkesën serbe për këpucën e Shaqirit me flamur të Kosovës
-
“Kosova, pjesë e nxehtë e përballjes Zvicër – Serbi”
-
Shaqiri merr Kosovën në Botëror