Serbia ka paralajmëruar letër proteste ndaj FIFA-s për rastin kur një tifoz i ka vendosur futbollistit Xherdan Shaqiri një xhaketë me logo të UÇK-së, derisa ky i fundit po prononcohej për media.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatoviq, këtë e ka konsideruar si incident, duke thënë se "do të kërkojmë reagim urgjent dhe sanksione të rrepta ndaj Shaqirit për promovimin e organizatës kriminale terroriste 'UÇK' gjatë një deklarate për media”.
Tutje, sekretari i ka konsideruar të papranueshme thirrjet 'Shqipëri e Madhe' në ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës.
Për rastin e Shaqirit, ka reaguar edhe Federata e Zvicrës, duke thënë se është e papranueshme që personat keqpërdorin stadiumet e futbollit.
“Është e papranueshme, që personat keqpërdorin stadiumet e futbollit, e në këtë rast edhe intervistën e një futbollisti pas ndeshjes, për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk u përgjigj. Personi fajtor u mor në pyetje nga Policia dhe atij i është vendosur një ndalim i hyrjes në stadiume”, ka njoftuar Federata e Zvicrës.
-
FIFA dënon Serbinë për ofendimin ndaj Xhakës dhe Shaqirit
-
Fyerje fashiste të tifozëve serbë në ditën kur Federata e Serbisë doli me reagimin absurd ndaj Shaqirit
-
Tifozit që i veshi Shaqirit xhaketën me emblemë të UÇK-së i ndalohet hyrja në stadiume në Zvicër
-
Mediumet serbe e quajnë skandal vendosjen e xhaketës me emblemë të UÇK-së mbi shpatulla të Shaqirit
-
Një person ia veshi Shaqirit një xhaketë me emblemë të UÇK-së