Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mediumet serbe e quajnë skandal vendosjen e xhaketës me emblemë të UÇK-së mbi shpatulla të Shaqirit

Mediumet në Serbi kanë reaguar ndaj rastit kur një person ia ka veshur xhaketën me emblemë të UÇK-së futbollistit shqiptar Xherdan Shaqiri, derisa ai po intervistohej pas ndeshjes eliminatore për Botërorin 2022 të zhvilluar të shtunën mbrëma kundër Irlandës së Veriut.

Zvicra fitoi 2:0.

Shaqiri u hutua kur një person ia vendosi xhaketën mbi shpatulla dhe pasi e vuri re emblemën ai e hoqi dhe e mbajti në dorë, ndërsa buzëqeshi.

Gazeta serbe “Kurir” ka thënë se është skandaloze dhe ka shtruar pyetjen se edhe sa do të tolerojë UEFA “këtë marrëzi”.

“E neveritshme. Natyrisht se ky është një abuzim, një ndërhyrje e rëndë e politikës në sport”, ka shkruar “Kurir”.

Edhe Tifozit që i veshi Shaqirit xhaketën me emblemë të UÇK-së i ndalohet hyrja në stadiume në Zvicër Sport Tifozit që i veshi Shaqirit xhaketën me emblemë të UÇK-së i ndalohet hyrja në stadiume në Zvicër

Gazeta ka kërkuar pasoja strikte, duke i bërë thirrje UEFA-s ta dënojë edhe Federatën e Futbollit të Zvicrës.

“Tash UEFA duhet të reagojë ashpër dhe të ndëshkojë Federatën Zvicerane të Futbollit, e cila lejoi këtë skenë skandaloze, pasi padyshim nuk e siguroi mirë stadiumin”, ka shkruar Kurir.

Madje “Kurir” ka postuar edhe një foto të Shaqirit gjatë festimit duke e bërë me duar shqiponjën me dy krerë, pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen në Botërorin 2018 kundër Serbisë. Shaqiri e Granit Xhaka shënuan golat atëbotë, ndërsa Zvicra triumfoi 2:1.

Shaqiri realizoi në momentet e fundit.

Edhe Një person ia veshi Shaqirit një xhaketë me emblemë të UÇK-së Sport Një person ia veshi Shaqirit një xhaketë me emblemë të UÇK-së

Edhe Xhaka kur kishte shënuar gol kishte festuar me shqiponjë.