Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas humbjes në Superkupë, Juventusi do t’i transferojë dy lojtarë

Skuadra e Juventusit do t’i bëjë dy transferime në afatin kalimtar të janarit pas kërkesës urgjente të trajnerit Massimiliano Allegri. Kjo kërkesë e trajnerit ka ardhur pas humbjes së Juventusit në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Interit. Këtë takim, Juventusi e humbi me shifrat 2:1 pas 120 minutave lojë.

Allegri u ka bërë me dije krerëve të klubit se duhen patjetër përforcime, në sulm dhe mesfushë, kanë njoftuar mediumet italiane të enjten. Në sulm, Allegri po insiston për Mauro Icardin e Paris Saint-Germainit ndërsa në mesfushë po e kërkon Ryan Gravenberchin e Ajaxit. Juventusi do t’i intensifikojë negociatat me të dy klubet për t’i siguruar këta dy futbollistë, të cilët Allegri po i sheh si të domosdoshëm për pjesën e mbetur të edicionit.