Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka kërkuar që të gjithë të jenë të bashkuar pas vendimit të gjykatës sportive në Itali me dënimin e heqjes së 15 pikëve për skuadrën “bardhezi”.
“Zonja e vjetër” ka zbritur në pozitën e 10-të në tabelën e Serie A.
Dënimi ka ardhur si pasojë e parregullsive në transferime.
Dënime kanë marrë edhe ish-drejtorët e skuadrës, përfshirë edhe Andrea Agnellin, Fabio Paraticin dhe Maurizio Arrivabenen.
“Kemi ndeshje të rëndësishme. Është ndeshje e veçantë pas asaj që ndodhi të premten. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, e të punojmë fort. Duhet të mendojmë vetëm për fushën e lojës”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp të shtunën, para ndeshjes me Atalantan që e zhvillon të dielën në mbrëmje.