Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri e ka besimin e presidentit të Juventusit

Massimiliano Allegri

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka konfirmuar se Massimiliano Allegri do të mbetet trajner i skuadrës, pavarësisht disfatës 2:0 nga Maccabi Haifa në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Juventusi është në vendin e tretë të Grupit H, prapa Paris Saint-Germainit dhe Benficas.

Ka pesë pikë më pak se dy skuadrat e para, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar në fazën grupore.

Skuadra italiane ka fituar vetëm dy herë në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, teksa ka pësuar pesë disfata nga ato ndeshje.

“Bianconerët” janë në vendin e tetë pas nëntë ndeshjeve në Serie A.

Artikuj të ngjashëm