Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Panucci shpall listën për ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Andorrën

Trajneri i Kombëtares shqiptare Christian Panucci ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2020, transmeton Koha.net.

Shqipëria luan ndaj Turqisë më 22 mars në Loro Boriçi dhe Andorrës më 25 mars në Estadi Nacional.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FSHF-ja bën të ditur se trajneri Panucci do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp ditën e diele, në orën 11:00.

Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e diele në Kompleksin Tropikal, ndërkohë që seanca e parë stërvitore do të jetë në orën 15:00 në fushën sportive të Tropikal.

“Të hënën, të martën dhe të mërkurën, në orën 13.30 do të jenë përpara mediave dy futbollistë të ekipit kombëtar, teksa të enjten, një ditë përpara ndeshjes me Turqinë, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00, do të zhvillohet konferenca për shtyp me trajnerin e ekipit kombëtar dhe kapitenin”, thotë FSHF.

Lista e futbollistëve të grumbulluar është ko:

Image