Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria publikon formacionin zyrtar ndaj Andorrës

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Andorrës, që është e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Ndeshjen e fundit në Grupin I, Shqipëria e luan në stadiumin “Air Albania” prej orës 20:45. Përzgjedhësi Edoardo Reja është përcaktuar për këta futbollistë, me të cilët kërkon fitoren ndaj Andorrës.

Në portë është Thomas Strakosha i Lazios, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj e Erjon Hoxhallari në krah, kurse në qendrës janë të vendosur Kastriot Dermaku e Enea Mihaj. Mesfusha përbëhet prej Qazim Laçit, Ylber Ramadanit e Odise Roshit kurse në fazën e sulmit janë të vendosur Endri Çekiqi, Keidi Bare e Myrto Uzuni.