Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Publikohet formacioni startues i Shqipërisë për ndeshjen me San Marinon

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja, do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër San Marinos.

Tekniku italian ka vendosur të luajë me formacionin 3-4-2-1 sipas sajtit zyrtar të UEFA-s.

Në portë rikthehet Thomas Strakosha.

Në mbrojtje, Mihaj, Kumbulla dhe Gjimshiti.

Hysaj, Bajrami, Bare dhe Trashi plotësojnë mefushën, ndërsa Manaj në qendër të sulmit do të jetë i përkrahur nga Laçi dhe Uzuni.

Me formacionin 5-4-1 do të luajë homologu i Rejas, Franco Varella.

Edhe Shqipëria me tre sulmues ndaj San Marinos Futboll Shqipëria me tre sulmues ndaj San Marinos

Benedettini në portë, gradoni, Palazzi, Brolli, Fabbri, Manuel Battistini në mbrojtje.

Në mesfushë Tomassini, A. Golnucci, Golnucci dhe Hirsch, ndërsa i vetëm në sulm, Nanni.

Shqipëria është në Grupin I të kualifikimeve. Ka nëntë pikë pas pesë ndeshjeve dhe renditet në vendin e tretë. Polonia është dyta me 10 pikë, ndërsa prinë Anglia me 15 pikë.

Image