Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci, ka premtuar se do të largohet nga drejtimi i ekipit, nëse eliminatoret për “Euro 2020” nuk i përfundon të paktën në pozitën e tretë në tabelë.
Panucci në konferencën për shtyp, që e ka mbajtur të dielën, ka thënë se pozita e tretë në këto eliminatore do të ishte e mirë, ndërsa të dytën e ka quajtur si diçka speciale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shqipëria bën pjesë në Grupin H të eliminatoreve dhe ka të bëjë me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë e Andorrën. Vetëm dy vendet e para në grup sigurojnë kualifikimin në Evropian.
Dy ndeshjet e para gjatë këtij muaji, Shqipëria do t'i luajë me Turqinë dhe Andorrën. Kombëtarja të hënën (sot), do t'i nisë përgatitjet në Durrës për këto dy ndeshje. Të parën, Shqipëria e luan më 22 mars në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, derisa tri ditë më vonë do të jetë mysafire e Andorrës. Për këto ndeshje, Panucci ka ftuar 24 futbollistë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kombëtarja në Andorrë për të nisur kthimin e madh
-
Shqipëria shpreson t’i nisë me fitore eliminatoret
-
Panucci shpall listën për ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Andorrën
-
Panucci beson në kualifikimin në euro 2020
-
Kombëtarja e Shqipërisë publikon listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Andorrës e Francës