Trajneri i ri i Ferizajt, kroati Andrej Panadiq, ka thënë pas humbjes nga Prishtina 2:1 të shtunën se është i bindur që skuadra ferizajase do të mbetet në elitën e futbollit kosovar.
Ai ka përgëzuar Prishtinën për lojën e mirë Panadiq erdhi në krye të Ferizajt në vend të trajnerit Arbnor Morina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me njerëzit e klubit kemi thënë se bashkë do t’ia arrijmë qëllimit. Kur kam dëgjuar ambiciet e klubit kam ardhur me dëshirë të madhe. Sa i përket ndeshjes së parë, duhet të them se dallimi është i madh kur luan në bar sintetik dhe në bar natyral. Ky nuk është arsyetim, por neve na u desh të përshtatemi me fushën nga 20 deri në 25 minuta. Po thonë se Prishtina ka krizë, por unë nuk pash krizë te Prishtina. Tani neve na duhet të përmirësohemi në disa aspekte. Besoj se do të jemi shumë më mirë”, ka thënë Panadiq.