Klubi i futbollit Ferizaj ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Andrej Panadiq. Ferizaj humbi në plejaut nga Liria dhe ra në Ligën e Parë.
Me Panadiqin në krye, Ferizaj doli në pozitën e plejautit, por dështoi në ndeshjen vendimtare.
“Andrej ishte fjalë pak e punë shumë. E mori ekipin në gjendje të vështirë, ku pak kush mund të besonte se do të kapnim barazhin. Pavarësisht që misioni nuk përfundoi me sukses, Andrej Panadiq do të mbetet pjesë e rëndësishme e historikut të klubit tonë”, ka shkruar Ferizaj.