Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimheni në dyshim kundër Liverpoolit

Napoli mund të paraqitet kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve pa yllin e skuadrës, Victor Osimhen.

Napoli ka njoftuar se sulmuesi nigerian ka stërvitur të hënën i veçuar nga grupi për shkak të një lëndimi muskulor që e pësoi në minutat e fundit të ndeshjes kundër Lazios të dielën.

Napoli dhe Liverpooli do të përballen të mërkurën në stadiumin “Diego Maradona”, në ndeshjen e parë të Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Përveç Osimhenit, i veçuar nga grupi ka stërvitur edhe Hirving Lozano, që po ashtu është në dyshim për duelin e së mërkurës. Ndërkaq është e sigurt mungesa e Diego Demme.