Skuadra e Napolit do të jetë të paktën për një muaj pa sulmuesin Victor Osimhen, kanë njoftuar mediumet italiane të mërkurën. Osimhen lëndoi muskulin e këmbës në grumbullim me Përfaqësuesen e Nigerisë, si dhe nuk luajti fare në dy ndeshjet e fundit të Napolit, me Veronën dhe Union Berlinin.
Mungesa e 24-vjeçarit do të jetë mungesë e madhe te Napoli, pasi Osimhen është ndër lojtarët kryesor në ekipin e trajnerit Rudi Garcia. Ai tashmë ka nisur fazën e rikuperimit dhe te Napoli po shpresojnë që Osimhen të jetë në gjendje të kthehet në fushë në fund të muajit të ardhshëm.
Këtë edicion, Osimhen ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje të luajtura në kampionatin italian.
Artikuj të ngjashëm