Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimheni mungon në stërvitjen e Napolit

Napoli ka stërvitur të mërkurën nën urdhrat e trajnerit të ri, Walter Mazzarri, pa sulmuesin Victor Osimhen.

Mazzarri u kthye në krye të Napolit të martën, pasi klubi e shkarkoi trajnerin Rudi Garcia.

Mazzarri te Napoli kishte punuar nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Osimheni, siç kanë raportuar mediat italiane, ka qenë i sëmurë por pritet të jetë i gatshëm për duelin kundër Atalantas në Bergamo më 25 nëntor.

24-vjeçari ka realizuar gjashtë gola në 10 paraqitje në të gjitha garat për Napolin në këtë edicion.