Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mazzarri zëvendëson Garcian në krye të Napolit

Kampioni i Italisë, Napoli ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Rudi Garcia pas vetëm 16 ndeshjeve dhe rikthimin e Walter Mazzarrit në krye të ekipit.

Garcia u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa drejtimin e Napolit e mori para fillimit të këtij edicioni dhe firmosi kontratë dyvjeçare.

Në anën tjetër, Mazzarri ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Mazzarri rikthehet te Napoli, ekip të cilin e udhëhoqi në edicionin 2011/12, duke arritur të fitojë Kupën e Italisë.

Drejtuesit e Napolit preferuan Mazzarrin para kroatit Igor Tudor, i cili kishte kërkuar kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.