Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte i gatshëm për ta marrë Napolin

Ish-selektori i Italisë, Antonio Conte, ka shprehur gatishmërinë e tij për të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.

Conte, i cili është i papunë prej marsit të vitit të shkuar kur u largua nga Tottenhami, po shihet si kandidat i duhur për stolin e Napolit.

Te kampioni i Italisë po mendojnë për shkarkimin e Walter Mazzarrit pas vetëm dhjetë ndeshjeve për shkak të rezultateve të dobëta. Nën drejtimin e Mazzarrit, Napoli ka tri fitore, gjashtë humbje dhe një barazim.

Mazzarri para dy muajve mori drejtimin e Napolit duke e zëvendësuar francezin Rudz Garcia dhe ka kontratë me ekipin italian deri në fund të këtij edicioni. Conte si trajner ka pasur suksese në Itali, ku është shpallur kampion me Juventusin e Interit. Ai titull ka fituar edhe në Angli me skuadrën e Chelseat.