Antonio Conte mund të bëhet trajner i Napolit pas përfundimit të edicionit aktual. “Football-Italia” ka raportuar të martën se Napoli mendon t’ia besojë Contes postin e trajnerit.
Conte refuzoi të bëhet trajner i Napolit në fillim të këtij edicioni, pasi preferoi të pushojë. Por emri i tij sërish është në listën e prioriteteve nga drejtuesit e Napolit. 54-vjeçari është pa punë që nga largimi vitin e kaluar nga Tottenhami.
Aktualisht trajner i Napolit është Walter Mazzarri. Napoli ka pasur rezultate të dobëta këtë edicion. Është në vendin e nëntë me 35 pikë.
Artikuj të ngjashëm