Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimhen i gatshëm për Atalantan

Skuadra e Napolit ka marrë një lajm të mirë sa i përket lëndimit të sulmuesit Victor Osimhen.

Nigeriani pritet të jetë i gatshëm për të luajtur pas pushimit ndërkombëtar pasi është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës që nga fillimi i muajit tetor. Osimhen pritet të jetë titullar në ndeshjen kampionale kundër Atalantas, të cilën Napoli e luan më 25 nëntor.

Bëhet e ditur se Osimhen tashmë i është bashkuar ekipit në stërvitje për t’u përgatitur sa më mirë për duelin e xhiros së 13-të në Serie A.

24-vjeçari edicionin e shkuar ishte lojtari kryesor i Napolit, duke e ndihmuar ekipin ta fitonte titullin e kampionit pas më shumë se tri dekadave. Këtë edicion Osimhen ka vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 6 gola në kampionat.