Sulmuesi Victor Osimhen së shpejti do ta rinovojë kontratën me skuadrën e Napolit, kanë raportuar të enjten mediumet italiane. Bëhet e ditur se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër.
Me rinovimin e kontratës, që do të zyrtarizohet këtë muaj, Osimhen do të jetë pjesë e Napolit deri në vitin 2026 dhe do të ketë klauzolë lirimi në vlerë prej 120 milionë eurosh. 24-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2020, ndërsa edicionin e shkuar ishte më i merituari që ekipi arriti ta fitonte titullin e kampionit të Italisë.
Këtë edicion Osihmen ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 2 asistime në 15 ndeshje të luajtura për Napolin në të gjitha garat.