Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimhen firmos kontratën e re me Napolin

Sulmuesi Victor Osimhen, më në fund, ka firmosur kontratë e re trevjeçare me skuadrën e Napolit.

Nigeriani do të jetë lojtari më i paguar te kampioni i Italisë me kontratën e re, ka njoftuar “Calciomercato” të hënën.

Me kontratën e re, Osimhen do të jetë pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2028 dhe do të ketë pagë vjetore prej 10 milionë eurosh.

Po ashtu, ai ka edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 150 milionë eurosh.

24-vjeçari ndihmoi Napolin edicionin e shkuar të shpallej kampion, duke shënuar 26 gola në 32 ndeshje të luajtura në Serie A.

Edhe Osimhen pritet të largohet nga Napoli Sport Osimhen pritet të largohet nga Napoli

Gjatë kësaj vere, interesim për transferimin e tij shfaqën Manchester Unitedi, Chelsea e Paris Saint-Germaini, por Napoli refuzoi të gjitha ofertat.

Osimhen iu bashkua Napolit në vitin 2020 nga Lille dhe kishte kontratë deri në vitin 2025.