Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimheni rinovon kontratën me Napolin

Sulmuesi Victor Osimhen, përfundimisht nuk do të largohet nga skuadra e Napolit në këtë afat kalimtar.

“Calciomercato” ka njoftuar të martën se nigeriani ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës edhe për dy vjet, gjë që do të bëhet zyrtare këtë muaj.

Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025, Osimhen do të jetë pjesë e ekipit italian deri në verën e vitit 2027.

24-vjeçari ishte ndër sulmuesit më të kërkuar në këtë afat kalimtar, por Napoli ka refuzuar të gjitha ofertat pasi për kartonin e tij kërkonte të paktën 180 milionë euro.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2020, ndërsa edicionin e fundit shënoi 31 gola në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm