Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimheni do të mbetet te Napoli

Sulmuesi Victor Osimhen do të mbetet te Napoli.

Kështu kanë shkruar mediat italiane të shtunën.

Sipas tyre, sulmuesi nigerian do ta vazhdojë kontratën me Napolin deri në vitin 2026, me klauzolë lirimi prej 130 milionë eurove.

Osimhen aktualisht merr 10 milionë euro në sezon, por paga e tij do të rritet me nënshkrimin e kontratës së re.

Osimheni ishte transferuar nga Lille në shtator të vitit 2020 për 75 milionë euro, ndërsa dha kontribut të madh në sigurimin e “Scudettos” së parë në më shumë se 30 vjet.