Sulmuesi Victor Osimhen nuk do të largohet nga Napoli këtë verë, pasi tashmë ka nisur negociatat me klubin italian për kontratën e re.
“Gazzetta dello Sport” shkruan të se te Napoli janë të vendosur ta mbajnë gjatë në ekip 24-vjeçarin pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion. Mësohet se nigerianit i është ofruar kontrata e re deri në vitin 2027 dhe gjasat janë të mëdha që marrëveshja të arrihet deri në fund të këtij muaji.
Kontrata aktuale i skadon Osimhenit në vitin 2025, ndërsa nuk mungon interesimi nga skuadrat e mëdha të Evropës për transferimin e tij këtë verë.
Me kontratën e re, Osimhen do të ketë pagë më të lartë të Napoli dhe një klauzolë lirimi mbi 100 milionë euro. Ai këtë edicion ka shënuar 28 gola në të gjitha garat me Napolin, ekip që ka fituar titullin e kampionit të Italisë.