Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka folur për situatën e sulmuesit Victor Osimhen, pas fitores ndaj Lecces të premten.
Sulmuesi nigerian mungoi për shkak të lëndimit, por kjo nuk e ndali Napolin që të merrte fitoren 2:1 në udhëtimin e vështirë.
Megjithatë, prania e tij është në dyshim edhe për duelin e parë çerekfinal kundër Milanit, që zhvillohet të mërkurën.
“Osimhen është futbollist që dëshiron të luajë në çdo ndeshje. Por mjekët kanë kërkuar kujdes. Nëse ai do të luante kundër Lecces, situata e tij mund të rëndohej. Duhet t’i japim atij më shumë kohë për t’u shëruar plotësisht”, ka thënë trajneri Spalletti pas ndeshjes.