Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimheni do t’i mungojë Napolit edhe në Champions ndaj Milanit

Victor Osimhen - Napoli

Skuadra e Napolit do të jetë pa sulmuesin kryesor, Victor Osimhen, për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit.

“Tuttosport” ka raportuar të hënën se Osimhen nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi, i cili e ka mbajtur jashtë fushe në dy ndeshjet e fundit. Napoli të mërkurën mbrëma do të takohet me Milanin, ekip që e mposhti në fillim të këtij muaji 4:0 në kuadër të kampionatit italian.

Osimhen, 24-vjeçar, ka shënuar 25 gola në 29 paraqitje për Napolin në të gjitha garat deri më tani.