Napoli ka njoftuar se Victor Osimhen ka dalë negativ në testin për koronavirus dhe do t’u kthehet stërvitjeve të shtunën.
Nigeriani mori rezultatin negativ nga testet e bëra së fundmi. Ai u ka munguar napolitanëve për një kohë të gjatë, pasi pati dëmtim të rëndë në shpatull.
Ish-sulmuesi i Lilles u dëmtua rëndë teksa luante për Nigerinë kundër Sierra Leones dhe nuk ka luajtur për Napolin qëkur e shënoi golin e fitores kundër Bolognas më 8 nëntor të vitit të kaluar.
Ai doli pozitiv për COVID-19 në fundin e vitit të kaluar.