Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osimhen rezulton pozitiv me COVID-19

Foto: Reuters

Ylli i ri i Napolit, Victor Osimhen, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai u testua pozitiv, para se të nisej nga Nigeria për në Itali, ku do të vlerësohej gjendja e tij pas lëndimit. Sipas Napolit, lojtari nuk ka simptoma. Osimheni është i përfshirë në listën e Nigerisë për Kupën e Afrikës.

Ai kishte kontroll të premten në Itali dhe nëse do ta merrte dritën jeshile nga doktori që e ka operuar, Gianpaolo Tartaro, atëherë do të mund të luante për Nigerinë.

23-vjeçari kishte rezultuar pozitiv edhe në vitin e kaluar kur ishte kthyer në Nigeri për të festuar ditëlindjen. Osimheni është jashtë fushës që nga nëntori. Ai shkëlqeu në fillim të sezonit në Serie A ku shënoi nëntë gola në 14 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm