Ylli i ri i Napolit, Victor Osimhen, është afër rikthimit në fushë pas gati dy muajsh.
Nigeriani do të ketë një kontroll të martën te doktori që e ka operuar, Gianpaolo Tartaro për të parë se kur mund të luajë.
Nëse gjithçka është në rregull, ai mund të rikthehet në ndeshjen e radhës kundër Bolognas ose ndaj Salernitanës me 23 janar.
Osimhen mund ta bartë një maskë në kokë për disa ndeshje.
23-vjeçari kishte planifikuar të luante për Nigerinë në Kupën e Afrikës, por para fillimit të turneut doli pozitiv me COVID-19 dhe nuk u përfshi në ekip.
Osimhen ishte lënduar në ndeshjen kundër Interit me 21 nëntor, pas një përplasje kokë me kokë me mbrojtësin Milan Skrinar.
Edhe
Osimhen rezulton pozitiv me COVID-19
Sulmuesi nigerian ka shkëlqyer me Napolin në fillim të këtij sezoni ku në 14 ndeshje ka realizuar nëntë gola.
Te klubi italian është transferuar nga Lille në verën e vitit 2020 për 71 milionë euro.