Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osaka, në gjysmëfinale të “Miami Open”

Ish-numri një i botës së tenisit në konkurrencën e femrave, Naomi Osaka, ka kaluar në gjysmëfinale të turneut “Miami Open”.

Japonezja, që është fituese e katërfishtë e “Grand Slameve”, në duelin e fundit mposhti 2:0 në sete kundërshtaren amerikane, Danielle Collins, 6:2 dhe 6:1.

Finalistja e turneut “Australian Open” gjatë tërë ndeshjes pati probleme me qafë, dhe për këtë arsye nuk arriti ta shfaqë më të mirën, ka shkruar “BBC” të mërkurën.

Osaka do të luajë kundër Belinda Beçiqit të Zvicrës në gjysmëfinale.

Kampionia olimpike fitoi në çerekfinale kundër australianes Daria Saville, 6:1 dhe 6:2.

Artikuj të ngjashëm