Tenistja Naomi Osaka e ka vazhduar mbrojtjen e titullit pa telashe dhe ka kaluar në rrethin e tretë të turneut “Australian Open” pas fitores 2:0 në sete kundër Madison Brengle, 6:0 dhe 6:4, në duelin e zhvilluar në arenën “Rod Laver”.
Osaka ishte dominuese në setin e parë duke e fituar atë për 20 minuta.
Por, amerikania Brengle, e 54 në ranglistën botërore, u kundërpërgjigj në setin e dytë, por pa shkaktuar ndonjë befasi.
Numri një i botës së tenisit në rrethin tjetër të garës takohet me Amanda Anisimovan, 20-vjeçaren nga Amerika, e cila e eliminoi medalisten e artë Olimpike, Belinda Bençiq, 6:2 dhe 7:5.