Japonezja Naomi Osaka është tërhequr nga gjysmëfinalja stërvitore e “Australian Open”, por fituesja në fuqi e garës ka thënë se ende synon të luajë në “Grand-Slam”.
24-vjeçarja u kthye në arenat e tenisit në Australi pas katër muajsh. Herën e fundit luajti në “US Open”.
Osaka ka thënë se ajo “do të pushojë dhe do të përgatitet për Australian Open”, garë e cila nis më 17 janar.
Katër herë fituesja e “Grand-Slameve” pushoi gjatë kohë pasi humbi nga finalistja Leylah Fernandez në raundin e tretë të garës “US Open” në muajin shtator.
Osaka është tenistja numër 13 në ranglistën botërore.
Artikuj të ngjashëm