Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-kampionia Osaka nuk do të marrë pjesë në “Australian Open”

Naomi Osaka - tenis

Kampionia e dyfishtë Naomi Osaka nuk do të marrë pjesë në turneun Grand Slam të tenisit “Australian Open”, raporton BBC.

Osaka ka njoftuar për tërheqjen vetëm tetë ditë para fillimit të turneut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Osaka, fituese e “Australian Open” në vitin 2019 dhe 2021, nuk ka luajtur në WTA Tour që nga shtatori dhe ka rënë në pozitën e 42-të në renditjen botërore.

Nuk është dhënë arsye për tërheqjen e japonezes 25-vjeçare nga “Australian Open”.

Organziatorët e kanë vendosur në vend të saj ukrainasen Dayana Yastremska.

Osaka është tenistja e radhës e famshme që mungon në “Australian Open”.

Po ashtu është tërhequr edhe 42-vjeçarja Venus Williams si dhe tenisti numër një në botë, spanjolli Carlos Alcaraz (19).