Venus Williams nuk do të marrë pjesë në turneun e “Australian Open” për shkak të një lëndimi, të cilin e pësoi sa ishte duke luajtur në një turne në Auckland të Zelandës së Re këtë javë.
Shtatë herë kampionia e “Grand-Slameve”, u lejua që të marrë pjesë në turneun e parë të madh të vitit në tenis.
Për të do të ishte pjesëmarrja e 22-të në “Melbourne Park”.
Por, “Australian Open” ka njoftuar të shtunën se 42-vjeçarja Williams është tërhequr nga turneu që nis më 16 janar.
Nuk është dhënë ndonjë informatë shtesë rreth lëndimit që e ka pësuar.
Artikuj të ngjashëm