Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Williams merr pjesë në “Australian Open”

Tenistes Venus Williams i është lejuar me “Wild Card” pjesëmarrja në “Australian Open” në janar, 25 vjet pasi ajo luajti mori pjesë në këtë turne Grand Slam për herë të parë.

42-vjeçarja Williams ka arritur dy herë në filane në Melbourne, duke humbur në të dyja rastet nga motra e saj Serena në 2003 dhe 2017. Ajo do të marrë pjesë për herë të 22-të në garën kryesore të hapjes së sezonit.

“Unë kam marrë pjesë për më shumë se 20 vjet dhe komuniteti australian më ka mbështetur gjithmonë me zemër “, tha shtatë herë fituesja e Grand Slameve. Venus dhe Serena Williams kanë fituar katër herë “Australian Open” në dyshe. Serena Williams nuk do të marrë pjesë në turneu ne vitit 2023.