Sulmuesi Divock Origi është i vendosur të mbetet pjesë e Milanit edhe për edicionin e ardhshëm. Belgu ka njoftuar klubin italian se nuk e ka ndërmend të largohet edhe pse tashmë është nxjerr në shitje, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli.
Ai është i vendosur për ta dëshmuar veten në edicionin 2023/24 te Milani, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.
28-vjeçari iu bashkua Milanit verën e shkuar si lojtar i lirë por nuk bindi me paraqitjet e tij, pasi shënoi vetëm 2 gola në 36 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Po ashtu, Origi pati edhe telashe me lëndimet, ndërsa te Milani ka pagë vjetore prej 5 milionë eurosh.
Artikuj të ngjashëm