Sulmuesi Olivier Giroud do të jetë pjesë e Milanit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Calciomercato” ka bërë të ditur të enjten se francezi ka arritur marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.
Ai është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi italian dhe gjithçka do të bëhet zyrtare javën tjetër. Me rinovimin e kontratës, Giroud do të mbetet te Milani edhe për sezonin tjetër. Ai e ka rinovuar kontratën për një vit, ndërsa do të ketë pagë prej katër milionë eurosh përfshirë edhe bonuset.
36-vjeçari është pjesë e Milanit prej vitit 2021, ndërsa edhe këtë sezon ka treguar formë të mirë. Ai ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 6 herë në 34 paraqitje në të gjitha garat.