Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giroudi rinovon kontratën me Milanin

Sulmuesi Olivier Giroud edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Milanin, një ditë pasi ekipi i tij konfirmoi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ekipi nga Serie A, të mërkurën ka zyrtarizuar marrëveshjen me Giroudin.

Me rinovimin e kontratës që i skadonte në fund të këtij sezoni, 36-vjeçari do të jetë pjesë e Milanit deri në verën e vitit të ardhshëm dhe do të ketë pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.

Këtë edicion, Giroud ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 6 herë në 38 ndeshje për Milanin në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Milanit prej verës së vitit 2021 kur iu bashkua nga Chelsea, ndërsa ka të fituar edhe një titull kampioni të Italisë.