Olivier Giroud është paraqitur në 30 ndeshje në të gjitha garat për Milanin këtë edicion, dhe ka shënuar 11 gola.
Ka kontribuuar edhe me gjashtë asistime. Megjithatë, kontrata e 36-vjeçarit skadon në verë, por ajo pritet të vazhdohet edhe më tutje.
“Synimi është të vazhdojë me Milanin dhe shpresoj të gjendet marrëveshja. Jemi në bisedime dhe mendoj se ato po shkojnë në drejtimin e duhur”, ka thënë Giroud për “DAZN”, shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë.
Kontrata e re pritet të vazhdohet deri në vitin 2024. Francezi mund të fitojë 3.5 milionë euro.