Sulmuesi Divock Origi pritet të largohet nga Milani për t’u rikthyer në Premier League. “Calciomercato” raporton të enjten se belgu sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet skuadrës së Aston Villas.
Mësohet se Aston Villa tashmë ka bërë ofertë zyrtare për Origin, duke ofruar 15 milionë euro për 27-vjeçarin.
Te Milani janë të gatshëm ta lirojnë sulmuesin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli. Këtë sezon, Origi ka 2 gola e 1 asistim në 27 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026.
Ai te Milani u transferua para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Liverpooli, Wolfsburgu e Lille.