Sulmuesi Divock Origi mund të konsiderohet tashmë futbollist i Milanit. Sajti italian “Calciomercato” të enjten ka raportuar së palët ka kohë që e kanë arritur marrëveshjen, e cila do të zyrtarizohet pas përfundimit të finales së Championsit ndërmjet Liverpoolit e Real Madridit.
Origi do të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë, ndërsa para firmosjes së kontratës me Milanin do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore që janë caktuar më 30 maj. Sulmuesi belg me ekipin italian do të firmosë kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej katër milionë eurosh.
27-vjeçari te Liverpooli këtë edicion në 18 të luajtura ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë.