Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Origi, i lirë t’i bashkohet Milanit

Divock Origi është i lirë t’i bashkohet Milanit si lojtar i lirë, pasi nuk e ka arritur numrin e paraqitjeve, të cilat ishin të nevojshme që ai ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin edhe për një sezon tjetër.

Belgu është në bisedime të avancuara për të kaluar në verë te Milani.

“Football-italia” ka shkruar të mërkurën se ai do të nënshkruajë kontratë të vlefshme 4 milionë euro në vit me “Rossonerët”.

Origi pritet të jetë i vetmi përforcim i sulmit të Milanit në verë, për sezonin 2022/23.

27-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe katër asistime në këtë edicion.